Google po sjell më në fund aftësinë për të fshirë 15 minutat e fundit të historisë së kërkimit në aplikacionin për Android. “Ne kemi nisur publikimin e këtij shërbimi për aplikacionin e Google për Android dhe presim që ai të jetë i aksesueshë nga të gjithë përdoruesit gjatë javës së ardhshme.” tha zëdhënësi Ned Adriance.

Fillimisht ky shërbim u vu re nga ish kryeredaktori i XDA DevelopersMishaal Rahman, i cili tregoi se kishte marrë vesh nga burime të sigurta për ardhjen e këtij shërbimi. Për të kontrolluar nëse ju mund ta përdorni këtë shërbim, mjafton të klikoni në ikonën tuaj të profilit, dhe më pas kërkoni për opsionin “Delete last 15 min”.

Është dashur shumë kohë për të sjellë këtë shërbim në sistemin operativ Android. Google e prezantoi për herë të parë këtë shërbim në Google I/O në maj, dhe ai ishte i pranishëm në iOS në korrik. Google tha se shërbimi do të vinte në Android gjatë 2021, por për arsye të paditura kjo gjë nuk ishte e mundur.

Nuk dihet ende nëse Google do ta sjellë këtë shërbim në desktop, pasi në postimin e muajit maj, nuk cilësoheshin platformat ku shërbimi do të vinte.

Google ofron gjithashtu një shërbim për fshirjen automatike të historisë së kërkimit pas 3, 18 apo 36 muajsh.