Në datën 16 shtator-16 tetor 2021 Drejtoria e Përgjithshme e policisë së shtetit ka shpallur 500 vende vakante për t’u inkuadruar në rradhet e policisë së shtetit. Pas kësaj thirrje në Fier kanë plotesuar dokumentacionin dhe kërkesat konform kërkesave dhe kritereve mbi 100 aplikantë, por vetëm 50 prej tyre u ëshë dhënë e drejta për të vijuar me procedurat për të kaluar në disa faza konkurimi.

50 të rinjtë që janë skualifikuar pa hyrë ende në testime kanë protestuar sot në dyert e Drejtorisë së Policise së Fierit. Në prononcimin e tyre para mediave të rinjtë janë shprehur se vetëm në Fier po ndodh që drejtoria e policisë ka skualifikuar nga ky konkurs të rinjtë me një shkresë zyrtare dhe pa asnje arsye.