Në qershor, analisti i Apple Ming-Chi Kuo raportoi gjithashtu se prezantimi i AR Headset do të ndodhte dikur midis muajit prill dhe qershor të vitit të ardhshëm. Në raportimin e sotëm tregohet se ky prototip ka përfunduar fazën e dytë të testimit, duke qenë kështu akoma më gati për t’u prodhuar në masë.

Gjenerata e parë e AR Headset të Apple mund vijë me një dizajn të rëndë, mjaft të ngjashëm me Oculus Rift të Facebook, por disa vite më vonë mund të prezantohet një version më i bukur i “Apple Glasses”. Në vitet e fundit Apple ka ngritur platformën e saj AR të përqëndruar në shërbimet AR të për iOS dhe iPadOS.

AR Headset sigurisht që nuk mund të vijë me një çmim të zakonshëm, së paku në fillim. Një tjetër raportim tregon se në të do të përfshihen të paktën 15 module kamerash, shërbimin e ndjekjes së lëvizjes së syve, njohje të irisit të syrit dhe mund të kushtojë midis $2,000 dhe $3,000.