Ditën e premte Apple fshiu nga App Store aplikacionin Fakespot, i cili bënte të mundur identifikimin e vlerësimeve të rreme në Amazon, me kërkesë të vetë Amazon.

Fakespot u lançua para një muaji në iOS, dhe themeluesi Saoud Khalifah tregoi se Apple nuk ka dhënë asnjë shpjegim për fshirjen e tij nga App Store. Megjithatë zhvilluesit pranuan se Amazon i kishte dërguar një njoftim për mbylljen e aplikacionit në qershor, i cili me shumë mundësi është arsyeja se pse ky aplikacion nuk gjendet në këtë dyqan për përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Aplikacioni funksiononte si një web extension, integrohej në website-n e Amazon me metoda jo zyrtare për të identifikuar vlerësimet e rreme në faqjet e produkteve. Amazon nga ana tjetër pretendon se aplikacioni injekton një kod që mund të komprementojë të dhënat e përdoruesve dhe mund t’i japë atyre një “informacion të gabuar”.

Për të ulur suksesin e këtij aplikacioni, Amazon bleu rezultatet kryesore që dilnin kur kërkoje “Fakespot” në App Store. Nëse ju kërkoni “Fakespot” në App Store tani do të shfaqet lista e aplikacioneve zyrtare të Amazon me një shenjë dalluese “Ad”. Gjatë periudhës që Fakespot ishte i diponueshëm në App Store, ai arriti të grumbullonte 150,000 instalime në pajisje të ndryshme iOS.

geek