Home TEKNOLOGJI Apple ka përfituar më tepër se $6.5 miliardë

Apple ka përfituar më tepër se $6.5 miliardë

22

Një raportim i ri ka shfaqur se Apple ka përfituar më tepër se $6.5 miliardë duke mos përfshirë karikuese dhe kufje në kutinë e iPhone-ve të rinj.

Në 2020, Apple e prezantoi këtë lëvizje si të nevojitshme për të ulur nivelin e mbetjeve elektronike në planet. Ambientalistët ishin mjaft të kënaqur me këtë strategji të Apple, të cilët besonin se do të ulnin emëtimin e gazeve me 2 milionë tonë në vit. Megjithatë, dhe pse konsumatorët nuk morën në kutinë e tyre një karikuese apo kufje, çmimi i iPhone-ve mbeti po i njejtë.

Nëse ju dëshironi të blini në mënyrë të veçantë një palë kufje apo karikuese ju do të duhet të paguani $19. Ekspertët besojnë se Apple tashmë me këtë ndryshim arrin të kursejë të paktën $27 për çdo smartphone, duke marrë parasysh këtu se kostoja e prodhimit të tyre është shumë herë më e vogël se $19. Gjithashtu heqja e aksesorëve nga kutia ka bërë të mundur që paketimi të jetë akoma dhe më i vogël, duke rritur marzhin e fitimit për kompaninë.

Që nga ky vendim, mendohet se Apple ka shitur mbi 190 milionë pajisje në të gjithë botën.