Shpesh herë iPhone-t janë përdorur si pajisje për navigim falë aftësive të tyre të fuqishme të GPS, prandaj është e zakonshme të shohësh iPhone të montuar në motoçikleta duke drejtuar personat drejt destinacionit të tyre.

Megjithatë Apple tregon se pajisjet e montuara në motoçikletë rrezikojnë dëmtimin e kamerave për shkak të dridhjeve të tepërta të motoçikletës.

Një postim i ri në Apple Supportshprehet se Apple po paralajmëron përdoruesit se dridhjet e amplitudës së lartë të gjeneruara nga motorat me fuqi të lartë të motoçikletave mund të dëmtojnë kamerat e iPhone-ve, dhe ndonjëherë këto dëmtime mund të jenë permanente.

Problemi qëndron në stabilizuesin optik të pamjes dhe close-loop autofocus që gjenden në kamerat e iPhone-ve, të cilët sipas Apple mund të dëmtohen nga dridhjet. Të gjithë modelet e iPhone duke filluar nga iPhone 7 ofrojnë shërbimin OIS dhe Autofocus.

Këto probleme shfaqen vetëm në pajisjet me motor të fuqishëm, dhe jo në bicikletat ose monopatët elektrikë. Për të zgjidhur këtë problem, Apple paralajmëron të gjithë përdoruesit të përdorin pajisje të tjera me çmim më të përballueshëm për t’i ndihmuar me navigimin ndërkohë që përdorin motoçikletën e tyre. Kështu ju mund të shmangni kostot e larta për riparimin e iPhone-it tënd.