“Muajin e kaluar ne prezantuam planet tona për aktivizimin e një shërbimi që synon të mbrojë fëmijët nga predatorët që përdorin mjetet e komunikimit për t’i shfrytëzuar ata. Bazuar në feedback-un e marrë nga përdoruesit dhe studiuesit, ne kemi vendosur të marrim më tepër kohë gjatë muajve në vijim për të bërë disa përmirësime para se të lançojmë këtë shërbim të rëndësishëm.” u shpreh Apple në një dekalratë.

Apple tregoi se sistemi që skanoi fotografitë në iCloud nuk e cënoi aspak privatësinë e përdoruesve, pasi përdori një kombinim të caktuar shkronjash dhe numrash për të identifikuar përmbajtjet e abuzimit të fëmijëve, dhe nuk i ka parë këto fotografi.

Megjithatë, shumë ekspertë të sigurisë dhe privatësisë e kanë kritikuar rëndë këtë lëvizje të Apple, pasi kjo gjë ka shkelur besimin që përdoruesit kishin ndaj kompanisë për mbrojtjen e privatësisë së tyre.

The Electronic Frontier Foundation tha në 5 gusht se dhe pse ky sistem ka një qëllim të mirë, ai do të thyejë enkriptimin e telefonit tuaj dhe do të hapë derën për abuzime më të rënda.

geek