Sa herë që publikohet një update i madh iOS, ka shumë përdorues që ankohen se bateria e tyre nuk zgjat më aq sa para se të update-onin pajisjen e tyre.
Megjithatë Apple ka konfirmuar se kjo gjë është e vërtetë dhe tepër normale. Sistemi operativ pas një update-i është gjatë gjithë kohës duke kryer veprime në sfond, duke optimizuar të gjitha të dhënat e ndryshme, duke konsumuar më shpejt baterinë. Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur dhe se menaxhimi i baterisë rregullohet nga algoritme të sofistikuara që kërkojnë kryerjen e disa cikleve karikim-shkarkim para se të përshtaten.
Përmes një komenti “të rrallë” mbi këtë diskutim, Apple Support Twitter konfirmoi se rënia e baterisë ndodh me të vërtetë.
Sipas Apple, rënia e shpejtë e baterisë është e zakonshme pas një update-i iOS, por rregullohet vetë brenda 48 orëve. Prandaj nëse ju sapo keni update-uar pajisjen tuaj dhe vini re se bateria nuk zgjat shumë, mos u merakosni. Përdoreni iPhone-in tuaj normalisht për disa ditë dhe kontrolloni sërisht jetëgjatësinë e baterisë tuaj.
Nëse jetëgjatësia e baterisë përkeqësohet me kalimin e ditëve, atëherë do t’ju duhet të kërkoni ndihmën e një personi profesionist në këtë fushë.