Kompania do të sjellë COVID-19 vaccination cards të verifikuara në Wallet si pjesë e një software update të ardhshëm në iPhone. Ky shërbim do të përfitojë nga Smart Health Cards që përdoren në të gjithë botën për të siguruar çertifikatën e vaksinimit.
Versioni më i ri i iOS 15 ju lejon të regjistroni rezultatet e testeve dhe vaksinimit në aplikacionin Health duke përdorur të njejtin standart. Apple po premton gjithashtu dhe privatësinë strikte të të gjitha të dhënave tuaja. Kompania nuk do të ketë akses në të dhënat e regjistruara në këtë aplikacion, pasi të gjitha të dhënat janë të enkriptuara, por ju mund ta shpërndani këtë informacion me aplikacione të aprovuara të palës së tretë.
Apple nuk ka nxjerrë ende një datë të saktë se kur update-i do të ofrohet, por besohet se kjo gjë mund të vijë shumë shpejt për shkak të kërkesës së lartë.