Arbana Osmani, Eduart Grishaj, Joni dhe Dielli janë kthyer në familjen më të dashur për ndjekësit në rrjete sociale.
Ata na përfshijnë shpesh në përditshmërinë e tyre nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, ku ndajnë me ndjekësit thuajse gjithçka që u ndodh.
Mami Arbana tregon si e kalon ditën në punë, në shtëpi, sa lodhet me të vegjëlit, çfarë gatuan për ta, e të tjera si këto.
Së fundmi, ajo ka marrë një ditë pushim dhe ka shijuar momentin e saj së bashku me Jonin, në një Spa në kryeqytet.
Teksa mami Arbana relaksohej me një mesazh, Joni bënte not, ndërsa Dielli dhe Eduarti s’dukeshin gjëkundi.
Ndaj të merakosur, ndjekësit e kanë pyetur pafund moderatoren në duart e kujt e ka lënë djalin tjetër.
Sigurisht, Arbana iu përgjigj këtyre pyetjeve, duke treguar se Dielli ishte në duart më të sigurta, ato të babi Eduartit.
Në foton pasardhëse, ajo publikoi pamjet e kamerave të shtëpisë, ku shfaqej regjisori në krye të detyrës si baba.
Ai po qëndronte me Diellin në kuzhinë, teksa e mbante të birin pranë vetes, ndërsa Arbana i kapi “mat.
“Dielli dhe babi”- shkroi moderatorja krahas postimit të ëmbël të tyre, duke i shuar kështu kureshtjen të gjithë atyre që kishin pyetur.
Faxweb.al