Ajo që na bie në sy sa herë fotografohet rastësisht Arbana, është fakti se ajo në përditshmërinë e saj, zgjedh një stil shumë komod. Asnjëherë nuk mban taka dhe vesh rroba të gjera të rehatshme.

Kësaj here ajo kishte veshur një këmishë të gjerë, shumë stil dhe kishte zgjedhur një çantë me ngjyrë të fortë. Gjatë kohës që fotografohej, ajo po fliste me Lori Hoxhën, të cilën thonë që do ta ketë në krah gjatë këtij edicioni të “Big Brother”.

Për sa i përket këtij spektakli, që kësaj here ndryshe nga herët e tjera do të jetë me personazhe të njohur, ka pasur një duel të fortë mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës.

Kjo e fundit ishte pothuajse e konfirmuar për ta drejtuar këtë spektakël, ndërkohë që vendimi ndryshoi dy ditët e fundit. Burime nga “Top Channel” rrëfejnë se Arbana është shumë afër famijes Hoxha, që janë pronarët e “Top Channel” dhe mbase fjalën e fundit e kanë thënë ata se kush do ta drejtojë këtë spektakël kaq popullor dhe të suksesshëm.

/Panoramaplus.al