Deputeti I Elbasanit Arbën Kamami prej 4 vitesh tashmë mban postin e “përfaqësuesit “ të Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë. 4 vite më parë qytetarët elbasanas I besuan votën me shpresën se ai do të dëgjonte hallet e tyre dhe do ti përcillte ato në parlamentin shqiptar . Me shpresën se Arben Kamami do të ishte zëri I tyre në qeveri qytetarët e besuar dhe e bën deputet por kur kanë kaluar tashmë 4 vite nga marrja e mandatit lind natyrshëm pyetja! A ka në këtë qark një person I cili mund të ndjehet I përfaqësuar nga deputeti Socialist Arben Kamami? Ai prej 4 vitesh shkon rregullisht në mbledhjet që zhvillohen në parlament. Është antarë në disa komisione por deri më sot nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka heshtur e ka ngrohur karrigen e deputetit në kuvend. Hallet e qytetarëve të cilat premtoi se do ti përcillte në foltoren e kuvendit sapo të mërrte mandatin I “harroi’ sapo shkeli në të. Me shumë mundësi z. Kamami do të jetë një nga emrat për tu rivotuar në qarkun e Elbasanit si deputet në listën e PS por ajo që shqetëson më së shumti qytetarët e kryesisht ata të zonës së Shpatit në Elbasan, zonë të cilën e mbulon ky deputet është fakti së nëse për 4 vite Arben Kamami nuk e hapi gojën qoftë edhe një herë për të kërkuar një investim apo për të transmetuar një shqetësim të këtyre banorëve çfarë mund të bëj ndryshe ai me një mandat tjetër? Zona e Shpatit është harruar kur vjen puna tek investimet kjo jo se qeveria shqiptare nuk ka investuar por sepse deputeti I saj asnjëherë nuk e mori mundimin që të përcillte qoftë edhe një shqetësim të këtyre 12 000 banorëve pranë qeverisë. Sot me hipokrizinë më të madhe Kamami kërkon sërisht votëbesimin e qytetarëve me premtimin për t’I harruar sërisht sapo të rikonfirmoje mandatin dhe të siguroje rrogën e tij si deputet.
A është ky deputeti që ka nevojë Elbasani?
Egnatia news