
Reperi Fero ka shpërndarë një deklaratë në Instagram, ku ka bërë publike situatën e vështirë që po kalon si prind.
Ai shprehet se prej tetorit të vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën e tij Ninën, dhe se përpjekjet për ta takuar kanë qenë të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dhe përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.
Fero thekson se ka nënshkruar një marrëveshje të propozuar nga avokatja Blinera Osmani me besimin se do t’i mundësohej kontakti me vajzën, por pas firmosjes, premtimi nuk është mbajtur.
Ai shpreh zhgënjimin se gjykata përkatëse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret deri më tani për të adresuar çështjen. Ai tha se avokatja i ka thënë se Arbenita nuk po i lajmërohet.
