Bashkia e Elbasanit I atribon titullin
Aktivisti Arbër Hajdari është shpallur Qytetar Nderi I Elbasanit .
Sot në ambientet e teatrit Skampa në Elbasan u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit .
Ky vlerësim u bë me propozim të Këshillit Bashkiak dhe u mbështet nga bashkia e Elbasanitpër kauzën që Hajdari mbron si dhe ndihmën dhe kontributit që i ka dhënë qytetit të elbasanit e kryesisht familjeve në nevojë .Kryetari i bashkinë Gledian Llatja I dha dhe cmimin e qytetarit të nderit dhe falenderoi atë për punës e tij .
Nga ana e tij Arbër Hajdari u shpreh i privilegjuar që mori këtë titull si qytetar nderi në qytetin e Elbasanit
Pjesë e këtij eventi ishin edhe vullnetarë të organizatës fundjavë ndryshe qytetarë të Elbasanit studentë nxënës etj. Aktiviteti u mbull me disa performance nga fëmijët e qëndrës kulturore në Elbasan.