Ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim kanë inspektuar ditën e sotme ambientet e Qytet Studentit, aty ku po strehon 300 nga shtetasit afganë që mbërritën në ditët e fundit në Shqipëri.
Fax News mëson se Ministrja dhe Ambasadorja kanë shkuar ditën e sotme në Qytet Studenti për të parë nga afër kushtet e godinave ku po strehohen afganët, të cilët ikin nga vendi i tyre pasi Talibanët morën pushtetin.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 607 qytetarë afganë. Disa prej tyre jane strehuar në Durrës, disa në Shëngjin dhe të tjerë në godinat e Qytet Studentit.