Gledis Nano e nis nga Elbasani ndryshimin

Gledis Nano ka prezantuar drejtuesit e rinj të policisë në qarqe pak ditë pas emërimit në detyrë ndërkohë që ka kërkuar prej tyre përmirësimin e treguesve të sigurisë dhe rendit publik.

Drejtori i Përgjithshëm tha se e gjithë struktura e policisë do ti nënshtrohet një analize me qëllim përmirësimin e punës dhe të organizimit, ndërsa shtoi se ndryshimet e bëra janë firmosur pas një analize të hollësishme të punës përfshirë edhe 100 ditëshin e vendosur nga kryeministri Edi Rama.Nuk ka humbur kohe kreu i policise se shtetit Gledis Nano i cili këtë të marte ishte në qytetin e Elbasanit ku prezantoi drejtorin e ri të policise së qarkut, Ardian Çipa , i cili zëvëndëson në detyrë Gjovalin Lokën”.

 Nano është ndalur për rreth 30 minuta në një takim pa praninë e mediave në drejtorinë e policisë së Elbasanit, ku tashmë Çipa do të ketë detyrën e vështirë, të kontrollit të një prej qarqeve me nivelin më të lartë të krimit, veçanërisht në vrasje dhe ekzekutime mafioze. Nuk dihet ende nëse ka pasur ndryshime të tjera në nivel lokal përveç Çipës, ndërkohë që Nano pritet që të ketë takime dhe në qarqe të tjera të vendit. Burime për Egnatia  Neës bëjnë me dije se Nano ka kerkuar nga drejtuesi i ri i Elbasanit angazhim të plotë në luftën kundër krimit Vetëm në muajin e fundit në Elbasan janë shënuar 4 viktima si pasojë e vrasjeve, ndërkohë që shumë të tjera vijojnë të mbeten të pazabardhura, ku një pjesë e mirë e tyre janë një zinxhir hakmarrjes mes bandave që luftojnë për kontrollin e territorit. Nderkohë drejtuesi i fundit i policisë Gjovalin Loka mbajti detyren e drejtuesit në Elbasan vetëm për kater muaj.