Situata e koronavirusit në botë vijon të jetë shqetësuese.
Argjentina ka tejkaluar 70, 000 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje e rasteve të reja me Covid, ndërsa janë shënuar përkatësisht 21, 469 të prekur duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 3, 290, 935.
Autoritetet bëjnë me dije se 400 pacientë me Covid kanë humbur jetën në 24 orë.