Një gjyqtar goditi me thikë një futbollist në gjoks gjatë një ndeshje futbolli amatore në qytetin argjentinas të Eldorados.
Futbollisti është dërguar me urgjencë në spital dhe arbitri është arrestuar.
“Elpais.com” raporton se “familjarët e viktimës kanë siguruar se pavarësisht nga gjendja e rëndë e tij, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Viktima, e cila është dërguar në qendrën lokale të kujdesit, është 21 vjeç.
Ndeshja ka qenë në zhvillim e sipër , kur mes lojtarëve të të dyja skuadrave ka lindur tension, ku arbitri është përfshirë dhe pas protestave të futbollistit ka nxjerrë një send të mprehtë që mbante dhe e ka goditur me thikë në gjoks.