
Gazetari Arjan Konomi ka shpërndarë një video me ofendime ndaj deputetit dhe Kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj te cilin nuk e quan aspak nje alternative te re.
Komani e ka quajtur, Agron Shehaj “politikan të ri me surrat të vjetër” teksa ka thënë se Shehaj bashkë me Lulzim Bashën e ndihmuan Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që të bëhet më i fortë dhe më i fuqishëm.
“Shikoni se kë kam këtu mbas shpine, këtë politikanin e ri.
Dhe ky ka tetë vjet, Agron Shehaj që rri në parlament, që ka ushqyer politikën e Edi Ramës bashkë me me Lulzim Bashën e kanë bërë të jetë më i fortë e më i fuqishëm e të aprovojë çdo lloj ligji dhe tani mbasi u përpoq të shkatërronte opozitën shqiptare u përpoq të jap një alternativë të re.
Ky politikani i ri me surrat të vjetër. Ky politikani që tani kërkon një mundësi, po e kishe. A ishe në parlament, a je në parlament akoma. Tani ca kërkon”, ka thënë Konomi në këtë video.
Në fund, i drejtohet Shehajt duke i thënë se “Ti e krijove skllavërinë e re të callcentrave me të rinjtë shqiptarë.”
