FOTO ILUSTRUESE

Një 44-vjeëare ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim. Ndërkohë, po rocedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.

Sakaq, raportohet se policia i ka gjetur në banesë 44-vjeëares 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.

Procedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.

Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të posedimit të disa sendeve, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasja 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u shpall në kërkim shtetasi 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al