Erion Murataj PSD

Policia ka shpallur në kërkim një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmonte një grup kriminal duke u fshehur armët. I riu me iniciale S. Q., dyshohet se kishte fshehur 2 kallashnikov në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor në Memaliaj, për llogari të grupit kriminal.


Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Kallashnikovët ishin vendosur brenda një çante sportive, në një dhomë të banesës së 72-vjeçares që shërbente si magazinë.

“Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën së 72 vjeçares që e kishte në përdorim,  në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.


Ndërkohë vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Hetime proaktive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve (pjesëtarë të grupeve kriminale), që posedojnë armë zjarri.

Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia godet një rast të fshehjes së armëve të zjarrit për llogari të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, gjenden të fshehura në një banesë dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 20-vjeçari që dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit, për llogari të një grupi kriminal.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.

Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën së 72 vjeçares që e kishte në përdorim,  në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.