Duke qenë pjesë e familjes Berisha prej vitesh dhe që nga 2018-a zyrtarisht nusja e kësaj shtëpie, një pyetjeje për këtë çështje nuk i shpëtoi as Armina, gjatë një interviste në InstaStory.
“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar dikush Arminës.
Deri më sot kjo e fundit kishte qëndruar në heshtje në lidhje me këtë vendim, por me këtë rast ajo ka vendosur të përgjigjet dhe reagojë për herë të parë duke e cilësuar si veprim politik.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon,” është përgjigjur Armina.