Disa zakone të higjienës personale të të famshmëve janë vënë në pikëpyetje pasi Ashton Kutcher dhe Mila Kunis treguan se i lajnë fëmijët e tyre vetëm kur shikojnë se janë të papastër.

Në debat është përfshirë edhe aktori Matthew McConaughey, i cili ka deklaruar se nuk përdor deodorant prej 3 dekadash.

Fituesi i Oskar zbuloi se kjo iu vendos në dukje nga aktorja Kate Hudson, gjatë xhirimeve Fool’s Gold në 2008. Sipas tij, ylli i Hollywood i kërkoi që të përdorte antidjersë teksa xhironin së bashku filmin.

“Sillte gjithmonë një lloj përbërje me kripë, i cili ishte deodorant natyral dhe më thoshte: ‘Të lutem hidhe këtë’. Por nuk e përdorur asnjëherë”, kujtoi aktori.

Më pas shtoi: “Gratë në jetën time, përfshirë edhe nënën, më kanë thënë se: Aroma jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty.
Por pavarësisht se nuk përdor deodorant, Matthew insistoi se kujdeset shumë për higjienën personale, duke pretenduar se lahet disa herë në ditë si edhe lan dhëmbët të paktën 5 herë në ditë.

Ndërsa theksoi se nuk i pëlqen të ketë të njëjtën aromë si dikush tjetër.