Egnatia News zbulon foton e mjetit Audi që priti të burgosurin Ndoci

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve thotë se po punohet për kapjen e të arratisurit.