Të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i është komunikuar sot në spital, masa e sigurisë “arrest me burg”, nga trupa e Gjykatës së Posaçme.
Dumani, autor i një sërë vrasjesh, u plagos në shtyllën kurrizore me plumb gjatë operacionit për kapjen e tij në Fier. Pas kapjes, ai u bë i penduar dhe ka rrëfyer se si janë kryer një numër vrasjesh të bujshme vitet e fundit nga krerë të krimit.