“Arrest në burg” për Ahmetajn, SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për ish numrin 2 të qeverisë.

Me 117 vota pro dhe tre abstenim, Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile arrestimit të Arben Ahmetajt, deputetit socialist dhe njëherësh ish-zv.kryeministër.

Vendimi i Parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, pak orë më parë, sakaq SPAK e ka dërguar kërkesën e arrestit me burg në Gjykatën e Posaçme.

Duke qenë se ish-zv/kryeministri prej së premtes ka lënë Shqipërinë, pas procedurave standarde si kontrolli i banesës së Ahmetajt, apo njerëzve të tij të afërt ku mund të jetë, pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar, për 3 akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Vetë ish-zyrtari i lartë socialist, në një reagim të bërë sot në rrjetet sociale, mohoi akuzat për përfshirjen e tij në tenderimet e inceneratorëve, e madje paralajmëroi se ditë pas dite do të zbardhë të vërtetën e tij.