Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës kërkoi pezullimin e mbledhjes së këshillit të mandateve, ku diskutohet heqja e imunitetit të klientit të tij.

“Do të provojmë, me prova në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14/12/2023. Kërkesa e 1/5 së deputetëve, zgjidhjen e konfliktit për sa i takon heqjes së lirisë së deputetit Sali Berisha. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim në cilësinë e provës, që edhe anëtarët e këtij këshilli të njihen me faktin që është determinant sipas nesh në lidhje me objektin e hetimit që ju sot keni përpara.

Është kërkuar papajtueshmëria e kushtetutshmërisë lidhur me cështjen në fjalë. Kjo cështje ka nisur, pra odiseja e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës ka nisur në tetor, dhe masat e mëparshme, janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO. Kjo prokuroria I është drejtuar gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet, e gjithë praktika juaj, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën e detyrimit për paraqitje por edhe ndalimit jashtë shtetit.

Alibeaj ki durim nuk kam ardhur të recitoj, kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Se si mund ta merrni ju vendimin pa dhënë ne spjegim. Vendimi I 2017, bëhet fjalë për Tahiri, kur kuvendi dha autorizim edhe për detyrim paraqitje. Nëse ky kuvend do të cmonte që masat detyrim paraqitje, nuk përbëjnë cënim ose kufizim lirie, kuvendi do ia kthente prokurorisë, por jo nuk e ka shteruar as ligjvënësi as ju si kuvend. Pra, është vlerësuar se masa detyrim paraqitje dhe ndalimi I daljes, janë masa që kufizojnë lirinë dhe duhet dhënë autorizim nga kuvend. Prandaj, duke qënë se në atë kohë kemi kërkuar ta cojnë në kushtetuese, prokurorët nuk janë dakord. Pikërisht ky është konflikti. Duke qenë se kjo cështje është për gjykatë kushtetuese, ne ju kërkojmë ta pezulloni ose ta shtyni këtë seancë.

Ju mund të jepni autorizim dhe kushtetuesja mund të mos ketë këtë vendimmarrje dhe lind një konflikt mes jush dhe gjykatës. Pezulloni këtë seancë deri kur kushtetuesja të shprehet me procedurë të përshpejtuar. Kërkojmë pezullimin e kësaj seanca deri sa Kushtetuesja të shprehet për nenin 73,” tha Gjokutaj.

Por për kryeparlamentaren Nikolla, kërkesa e avokatëve të Berishës, nuk mund të pranohet sipas saj.

“Nuk jemi në rastet, e pezullimit të kësaj seanca, nuk parashtruat asnjë dispozitë kushtetuese. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar ende kërkuesit, që janë prokurorët e cështjes, ndajt duhet të vijojmë sic është parashikuar”- tha Nikolla.