Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e ka cilësuar si një lajm të keq për socialistët, arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka paralajmëruar deputetët e PS që demokratët do ta ngrenë si çështje në seancë arrestimin e Erion Veliajt, të cilin ajo raportohet ta ketë quajtur “lajm i keq për ne”.

Megjithatë, nuk raportohet që Spiropali të ketë dhënë direktiva për qëndrimin që duhet të mbajnë deputetët.

Kryesisht deputetë të PS-së kanë shmangur komentet lidhur me Në nisje të seancës, gazetarët kanë nxituar të shkëpusin ndonjë koment nga deputetët socialistë. Pandeli Majko ka zgjedhur të mos flasë, ndërsa Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë thënë shkurt se “duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”.