Pas arrestimit të gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, për llogari të SPAK, vjen reagimi i Kryeministrit Rama.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!“, shkruan Rama në twitter.

Top Channel

Previous article“Do të rrisim turistët me 15% çdo vit”, Basha takon biznesmenët në Durrës: Është më mië të jemi realist dhe të drejtpërdrejt me njëri-tjetrin…
Next articleA ka emra të tjerë deputetësh që nuk duhet të kandidojnë? Yuri Kim paralajmëron një përgjigje nga fundi i ditës