Partia e Lirisë ka njoftuar këtë mbrëmje se do të mbajë një protestë para Prokurorisë së Posaçme, pas arrestimit të kreut të partisë, Ilir Meta

Protesta është njoftuar për në datën 6 dhjetor, në orën 12 para SPAK. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë tre akuza.

Ndërkohë Meta u është drejtuar mbështetësve të tij me një letër, e cila u lexua nga Tedi Blushi gjatë një konference për gazetarët

Letra:

Të dashur drejtues të Partisë së Lirisë për Tiranën.

Në pamundësi të cdo komunikimi tjetër me ju, për shkak të izolimit ekstrem ku ndodhem nga Narkoregjimi I Dumdumanëve dhe Ramovicit, ju përshëndes përzemërsisht e plot mirënjohje për solidaritetin tuaj dhe qëndresën e pamposhtur në këto kohë decizivejo vetëm për ekzistencën e demokracisë dhe pluralizmit politik, por edhe për ekzistencën e Kombit tonë dhe të familjes shqiptare.

Metamorfoza e Reformës në Drejtësi me 140 vota që u kthye në një Ramaformë me 69 vota e cila instaloi hap pas hapi grushtin e Shtetit sorosist dhe mafioz në vendin tonë, I cili ekzekutohet cdo ditë jo vetëm përmes një Qeverie arbitrare, të dhunshme e bullizuese ndaj qytetarëve, por edhe përmes një junte spakistësh të cilët dhunojnë Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe kanë asgjesuar pavarësinë e gjykatave në cdo nivel, përfshirë edhe atë të Gjykatës Kushtetuese sic u ridëshmua edhe në rastin e fundit të cështjes Berisha, është jo vetëm alarmuese, por thirrje për Mosbindje Civile.

Rezultatet e fundit të C.D.I dhe P.P.E, janë një mesazh I qartë se Narkoregjimi I instaluar në Tiranë prej vitesh edhe me ndihmën e Mckonigalëve dhe diplomatëve të korruptuar nuk mund të kamuflohet më e të paraqitet si histori “ Suksesi”

Po kështu Buxheti 2025 është më antisociali dhe mizori për shumicën e qytetarëve e sidomos për 700.000 pensionistët që do të varfërohen më tej, për shumicën dërrmuese të punonjësve dhe një goditje e pamëshirshme ndaj bujqësisë dhe prodhimit vendas.
Po kështu ky është Buxheti që thellon rrokullisjen e arsimit drejt honeve të injorancës dhe analfabetizmit funksional si dhe Buxheti I braktisjes të mëtejshme të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve tanë.
Është thjesht një projekt për megavjedhje të reja të parave publike përmes disa klientëve të Edi Ramës, përmes PPP- ve, shumica e të cilave janë nën hetim, veprave publike me shumëfishimin e kostos reale dhe Inceneratorit që nuk ekziston.

Ndaj edhe Partia e Lirisë ka përgatitur Amendamentet e saj për rishikimin e këtij projekt buxheti në sintoni të plotë me 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus.
Por smund të priten surpriza nga një Parlament I verbër dhe I shurdhët I cili prej kohësh ngjason me një komisariat shtesë të Narkoregjimit ku keqtrajtohet Opozita që të mos funksionojë llogaridhënia dhe të mos dëgjohet zëri I qytetarëve që vuajnë padrejtësitë, arbitraritetin e pushtetit në cdo nivel dhe varfërinë që ka prekur shumicën e familjeve shqiptare.

Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të Partisë së Lirisë ti bashkohen Mosbindjes Civile, që pensionistët të mos vdesin për shkak të mosrimbursimit të ilaceve, që fëmijët të mos vriten në oborrin e shkollave, që Drejtoritë të mos ju shpërndajnë drogë nxënësve, që Narkodrejtësia të mos thërrasë një fshat të tërë në SPAK për një autokombanjë, port ë arrestojë pronarët faktikë të Inceneratorit të Tiranës.
Të ngrihemi të gjithë kundër një Qeverie që është bërë palë me bandat dhe Oligarkët kundër qytetarëve të ndershëm, dhe kundër Narkodrejtësisë që është bërë palë me Edi Ramën kundër Opozitës dhe kundër zgjedhjeve të lira e konkuruese.

Ju falenderoj të gjithëve për punën e palodhur dhe kurajoze që po bëni dhe shpreh bindjen në patriotizmin dhe atdhedashurinë tuaj e cila na lidh fortë jo vetëm me njëri – tjetrin, por edhe me të gjithë shqipëtarët liridashës kudo që ndodhen.

Partia jonë duhet të jetë në ballë të përpjekjeve dhe sakrificave për Liri dhe Demokraci, sepse ne jemi Parti Patriotike e cila interest Kombëtare I ka të shenjta, e cila jo vetëm ka ngritur prej kohësh alarmin kundër projektit ogurzi të shpopullimit të qëllimshëm, pork a edhe një program shumë konkret kundër shpopullimit.
Ne jemi Parti Patriotike jo vetëm se Arsimin e kemi një prioritet madhor, por edhe edukimin atdhetar të gjeneratave të reja si edhe forcimin e identitetit tonë Kombëtar.

Ne jemi Parti Patriotike sepse kemi një program të qartë për mbështetjen e prodhimit vendas sin ë bujqësi, blektori edhe në industri e manifakturë.
Me ne Shqipëria nuk do të jetë një gropë e madhe importesh por një fuqi eksportuese sic është edhe prioriteti ynë final.

E vetmja rrugë e sigurt që na mundëson realizimin e këtij programi në interest ë gjithë shqipëtarëve është përballja dhe rëzimi I Narkoregjimit.
Prandaj të shumëfishojmë forcat dhe bashkëveprimin me njëri tjetrin dhe të gjithë Opozitarët e vërtetë për të shporrur këtë pakicë të instaluar përmes krimit dhe korrupsionit.
Fitorja u përket guximtarëve dhe Patriotëve, ndaj edhe fitorja na përket neve.

Top Channel