Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një konferencë për mediat pas shumë ditësh dhe ngjarjesh të ndodhura së fundmi në raport me drejtësinë.
Gjatë konferencës, Meta u pyet nga gazetarët e pranishëm, se a e mbështet Berishën në deklaratën e tij ku u shpreh se arrestimi i Malltezit është goditje për opozitë dhe po ashtu u pyet nëse marrje në pyetje nga SPAK epersonave pranë tij dhe partisë së Lirisë është po ashtu një goditje nga opozita, Meta u tha:
“Lidhur me pyetjen e parë, sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK, apo përfaqësues të gjykatave, dëshiroj të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje e cila nuk është e papritur e drejtësisë së re, e cila anashkalon parlamentin, del mbi kushtetutën, mbi konventën evropiane dhe natyrisht që ne e dimë shumë mirë, që është një aktakuzë që ështtë bërë nga kongresi i PS nga Edi Rama.
Është një aktakuzë qe diktuar prej tij. Për kompleksin “Partizani” është përgjegjësi kryesor që ka bërë ndryshimin e destinacionit.
Po të shihni dosjen, emri i tij nuk del atje, nuk del as të inceneratorët, sepse ai e ka kapur sistemin e drejtësisë.
Këtë e bën për të goditur opozitën dhe për shfokusuar vëmendjen e opinionit publik ndaj aferave të tij.
E dyta, sa i përket personave të thirrur nga PL, në kemi qenë dhe do të jemi të hapur për ӓdo hetim. Do të jemi në respektim të kushtetutës dhe të ligjit. Ne habitemi, se si shumë çështje që deputetë, drejtues të PL apo opozitës i kanë depozituar në SPAK, nuk preken. Pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë e emra të njohur publik.
Pse? Sepse nuk duan t’i prishet rehatia kryeministrit e të tjerëve. Ju e keni parë që biznesi më i madh i kësaj qeverie është sponsorizimit të kallëzuesve të rremë” tha Meta ndër të tjera./abcnews.al