Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.
Përveç arrestimit të Metës, janë lëshua masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin thonë burime shumë të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.
Ende nuk ka një reagim zyrat nga SPAK për akuzën apo akuzat ndaj Metës.
