Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Rama nga takimi falenderues nga Berati tha se për herë të parë në historinë e popullit tonë, po goditën njerëz të lidhur me pushtetin.

Po ashtu Rama shtoi se duhet durim i madh ën luftën kundër korrupsionit.

Rama: Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyre në faze të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo sështë e lëhtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avoktit, përballë prokurorit dhe gjykatësit.

Me siguri dicka ka ndodhur. Edhe kur shikon se mund të përdoret forca e pushtetit, drejtësisë, për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Këto janë pjesë e një procesi, historie të re dhe rruga është e përpjetë, dhe jo dishezë. Për herë të parë po ndidh kjo, për her të parë në historinë e popullit tonë. Për këtë duhet të jemi në krenarë për PS.