Rama tha se opozita u ekzaltua, ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK.
Rama tha se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.
Shefi qeverisë u shpreh se ky rast e ka bërë të ndryshojë mendje për strategjinë e tij për të heshtur përballë vendimeve të drejtësisë, të cilën e ka ndjekur për 5 vite me radhë.
“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.
Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.
Drejtësia e re ka hyrë tani në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shpresim dhe opionionet kritike që janë të domosdoshme”, tha Rama.
Kryeministri pati një koment edhe për protestat e thirrura nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Nisma Thurje ditën e sotme dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ditën e nesërme, ku do të kërkohet dorëheqja e tij.
“U përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishet këtu poshtë dhe do vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos këtu”, tha kryeministri.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)