10 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, vetëgjyqësinë dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe si pasojë kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësimë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: Y. Ç., 34 vjeç, E. M., 24 vjeç, V. B., 44 vjeç, E. L., 45 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
J.Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
Sh. B., 43 vjeç, banues në Gramsh, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.