13 gazetarë janë arrestuar ditën e sotme në Gjermani teksa po raportonin live për një protestë nga ambientalistët, të cilët janë kundër ndërtimit të një autostradë në Berlin.
Startribune shkruan se gazetarët po mbulonin një bllokadë në mëngjes në vendin e ndërtimit të ‘A100 Autobahn’ me aktivistët nga grupi Sand im Getriebe.
“Ata hynë në sit së bashku me aktivistët, kështu që ne i trajtuam ata si pjesëmarrës në protestë,” tha zëdhënësi i policisë Martin Halëeg.
Ata tani janë duke u hetuar nën dyshimin e shkeljes në vendin e ndërtimit, i cili operohet nga ndërmarrja publike ‘Autobahn GmbH’. Joerg Reichelt, shefi ekzekutiv i sindikatës së gazetarëve në Berlin, akuzoi policinë për parandalimin e gazetarëve për të bërë punën e tyre.
Rreth 300 vetë morën pjesë në demonstratë. Grupet mjedisore thonë se ndërtimi i autostradave të reja në Berlin dhe pjesë të tjera të vendit minon përpjekjet e Gjermanisë për të frenuar emetimet e gazeve serë. Ata argumentojnë se miliarda euro të shpenzuara në rrugë mund të përdoren për të paguar për infrastrukturën e transportit miqësore me klimën siç janë hekurudhat.