Tre çanta të mbushura me kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë nga Policia Kufitare e Kapshticës.
Paraprakisht dyshohet se në çanta ka patur një sasi për rreth 40-50 kilogram kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy transportuesit të cilët kishin për destinacion Greqinë.
Policia e Korçës është duke vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.
