Policia e Kukësit ka arrestuar katër të rinj dhe ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.

– Advertisement –

Të arrestuarit janë të moshave 20, 22, 23 dhe 28 vjeç ndërsa sipas burimeve, vajza është nga një fshat i Kukësit.

Njoftimi i Policisë së Kukësit

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare.

Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.