Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollimit të tyre u janë gjetur armë dhe municion në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, saktësisht në fshatin Gorozhup.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarve u janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik.
“Si rezultat i punës dhe angazhimeve të njësitit patrullues kufitar – SPMK Vërmicë, me datën 16.03.2025, në fshatin Gorozhup, është ndaluar automjeti BMË X3 me targa (AB), ku pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave dhe veturës janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në SPMK Vërmicë, ku pas intervistimit ndaj njërit të dyshuar është lëshuar vendimi mbi ndalim kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët, municioni dhe pajisjet tjera janë konfiskuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
