Home AKTUALITET Arrestohen të rinjtë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”

Arrestohen të rinjtë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”

120

Policia Gjirokastër:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi kanë marrë informacion ditën e djeshme, për disa të mitur, të cilët në datën 22.02.2022 kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre, menjëherë kanë kryer verifikimet përkatëse dhe identifikimin e shtetasve të mitur.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, u proceduan penalisht shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.