Një 21-vjeçare ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 4 në Tiranë.
Sipas informacioneve nga Policia 21-vjeçarja me inicialet A. Q. akuzohet për dhunë në familje.
Teksa e reja do të përballet me akuzën, materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
