Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në objekte fetare në rajonin e Gjilanit e më gjerë. I dyshuari është 23-vjeçari me iniciale A.K. Ai është arrestuar të enjten.
“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policorë është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte fetare në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë xhami dhe një kishë.