Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së Xhevdet dhe Albion Braushi (babë e bir)
“Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet dhe Albion Braushi, 61 dhe 30 vjeç të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/