Një 46 vjeçare ka rënë në prangat e policisë për mashtrim. Burime konfidenciale konfirmojnë për ABC News se gruaja nga Korça prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë duke mashtruar bizneset online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, 46 vjeçarja, e cila ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec nuk ua dorëzonte bizneseve duke i mashtruar. Ka rezultuar se gjatë periudhës 2021-2023, ajo ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të 46 vjeçares. Vijon puna për të identifikuar të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi./abcnews.al