Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë 57-vjeçarin Muharrem Brahimaj pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)