Një 59-vjeccar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka bërë disa vjedhje të njëpasnjëshme. Mësohet se më datën 5 gusht, ai ka vjedhur në një objekt kulti, ndërsa më datë 3 gusht ka vjedhur biçikletën e një 66-vjeçari.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi në një objekt kulti, si dhe biçikletën e një 66-vjeçari, identifikohet, kapet dhe arrestohet 59-vjeçari me precedent penal të mëparshëm, në të njëjtën fushë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi disa kallëzime për vjedhje, të administruara gjatë këtij muaji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin, 59 vjeç, banues në Elbasan, shtetas me precedent penal të mëparshëm, për vjedhje.

Ky shtetas, më datë 05.08.2023, ka vjedhur në një objekt kulti, ndërsa më datë 03.08.2023, ka vjedhur biçikletën e një 66-vjeçari.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.