Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një 65 vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 75-vjeçare.

Burime mësojnë se ngjarja ka ndodhur në një ambient publik të qytetit të Korçës e për këtë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në këtë zonë publike.

75 vjeçarja gjithnjë sipas të njëjtit burim ngjarjen e ndodhur ja ka rrëfyer vajzës së saj e cila ka denoncuar rastin në policinë e komisariatit të Korçës.

Pas provave të siguruara, policia ka bërë të mundur ndalimin e 65 vjeçarit banues në të njëjtin qytet.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korçës e cila pritet të çojë për masë sigurie 65 vjeçarin nën akuzën e ngacmimit seksual.