Arrestohet “guruja shqiptar”, Jeton Karahoda, 63 vjeç, pas denoncimit që ka bërë një 22-vjeçare.

Karahoda u ndalua nga policia e Kosovës, si i dyshuar për sulm seksual, pas denoncimit të vajzës, e cila kërkoi ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme.

Bazuar në dëshminë e 22-vjeçares, gjatë orëve mësimore që i kanë mbajtur për meditim dhe yoga, fillimisht ka pasur afrimitet me mësuesin Karahoda përmes lodrave seksuale.

Nxënësja e tij ka rrëfyer në Polici se herën e fundit Karahoda ka kryer edhe aktin e marrëdhënies seksuale me të, situatë kjo që e ka revoltuar 22-vjeçaren – e cila ka deklaruar se ka pasur edhe diskutim me mësuesin se një gjë e tillë është ilegale.

Denoncimi i 22-vjeçares ka vënë në lëvizje policinë, që fillimisht ka ndaluar “gurunë shqiptar”. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”.