Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit.
Sipas autoriteteve, i arrestuari akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme në gjykatë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe arsyeve, që e kanë shtyrë të riun të gënjejë para togave të zeza.