Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit që ndodhi në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën. Në pranga ka përfunduar Miklovan Çollaku menaxher i pikës, dhe Myrto Kadiu shofer I autobotit, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar ai dhe shoferi i autobotit. Policia dhe Prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës, për të përcaktuar të plota shkaqet që çuan në shpërthimi.
Njëri nga punonjësit u dëmtua në përpjekje për të shmangur ngjarjen, ndërsa tymi mbuloi zonënë. Pasi ka ndodhur shpërthimi, shoferi I autobotit Miklovan Çollaku, ka tentuar të ndalojë furnizimin e karburantit, dhe në momentin që ka tentuar të heqë tubin furnizues është dëmtuar.
Home AKTUALITET KRONIKE Arrestohet menaxheri i karburantit ku ndodhi shpërthimi ditën e djeshme (Emri)